12.8 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

KQZ i çregjistron dy parti politike, nuk dorëzuan raportet vjetore financiare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për çregjistrimin e dy subjekteve politike, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ligjore.

Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate u çregjistruan, pasi drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala tha se nuk i kanë dorëzuar raportet vjetore financiare, as pasi ishin pezulluar dhe u ishte caktuar një afat prej 15 ditësh për ta bërë këtë.

Këtyre dy partive politike më herët u ishin shqiptuar edhe gjoba.

Partia Republikane për Ndryshime është regjistruar në KQZ më 18 mars 2021, ndërsa partia Shpresa Demokratike është regjistruar më 6 tetor 2023.

Sipas ligjit, subjektet e regjistruara politike obligohen që deri më 1 mars të çdo viti kalendarik ta dorëzojnë në KQZ raportin vjetor financiar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...