6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

KQZ-ja nuk jep afat se kur mund të përfundojë procesi i numërimit të votave për deputetë

Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi për evidentimin e votave për kandidatët për deputetë.

Kjo u tha në një konferencë për media nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai nuk dha ndonjë afat se kur mund të përfundojë ky proces.

“Sa i përket çështjes se sa merr kohë numërimi i një kutie të votimit, kjo është e lidhur direkt me pjesëmarrjen e votuesve në një vendvotim të caktuar. Dmth, vendvotimet që kanë numër më të lartë vonohen më shumë. Duke i shtuar kësaj radhe edhe faktin se për herë të parë, votuesit kanë mundur të përzgjedhin deri në 10 kandidatë, kjo merr kohë në evidentim dhe të gjithë procesin e numërimit”, deklaroi Elez.

Ai tha se një ekip apo tavolinë numërimi mund të numërojë deri në dy kuti brenda dite në rast se kemi pjesëmarrje relativisht mesatare. Kur pjesëmarrja është më e madhe, ai tha se duhet më shumë kohë për numërim.

Ndër të tjera, Elezi tha se në komunat Lipjan, Obiliq dhe Partesh, procesi i numërimit ka shkuar pa ndonjë problem, ndërsa theksoi se në Prishtinë ka pasur herë pas here pengesa.

Ai nuk dha ndonjë informacion as edhe për numrin e vendvotimeve që janë numëruar deri më tani, teksa shtoi se për këtë do të ketë informata më vonë.

Po ashtu, zëdhënësi i KQZ-së tha se në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), përpos procesit të numërimit të votave për deputetë, bëhet edhe procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

“Ky verifikim është i paraparë me aktet ligjore të KQZ-së, me rregullën zgjedhore të QKN”, potencoi ai.

Elezi tha se për KQZ-në, rëndësi ka saktësia e rezultateve, e jo vetëm shpejtësia e publikimit të tyre.

“Pra, menjëherë pasi të përfundon procesi i numërimit në QKN, është faza tjetër e procesit që do të jetë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës”, potencoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. //Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...