4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

KQZ lëshon njoftim për afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për periudhën për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e  9 shkurtit.

“Më 22 dhjetor 2024 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ky afat do të përfundojë më 15 janar 2025;

Më 11 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja. Ky afat do të përfundojë më më 25 janar 2025;

Më 21 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare. Ky afat do të përfundojë më 4 shkurt 2025.”

“Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).” /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...