15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

KQZ: Mbi 84 mijë vota nga diaspora, në ambasada e me postë

Përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10%, në përgjithësi, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara përmes postës nga KQZ-ja. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, të dhënat preliminare, tregojnë se numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025, është 15 mijë e 352 nga 20 mijë e 324.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, votimin përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68 mijë e 712 pako me fletëvotime.

“Në përgjithësi, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara, përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10%. (Kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit), tha ai.

Elezi tutje tha se në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votimin jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924 votues.

“Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Lidhur me numrin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, ju njoftoj se së shpejti do të kemi të dhënat për të gjitha komunat”, sqaroi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...