Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në orën 14:00 për të certifikuar 47 kandidatët që kanë probleme me ligjin në mesin e të cilëve figuron edhe edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Mbjatjen e këtij takimi e konfirmoi për klankosova.tv edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, tha ai. /Njeshi/