28.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

KQZ mblidhet sot, miraton qendrat e votimit dhe emëron Komisionet Komunale të Zgjedhjeve

Në orën 13:30, KQZ do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite është miratimi i Qendrave të Votmit për Zgjedhjet Lokale dhe emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Procesverbali i mbledhjes së KQZ Nr.37,38 dhe 39/2025;

3. Aktivitetet e Zyrës;

4. Këshillat e KQZ

4.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore:

4.1.1.  Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale 2025.

4.1.2.   Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Qendrave të Votimit për zgjedhjet lokale 2025

4.2. Këshilli për Buxhet dhe Financa

4.2.1.  Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit të KQZ-së për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028

4.3.        Këshilli për Informim Publik

4.3.1.     Shqyrtimi dhe miratimi i planit për edukim dhe informim për zgjedhjet lokale  2025

5. Të ndryshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...