17.4 C
Pec
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon ndryshimet më të rëndësishme që duhet t’i dinë votuesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimit të presidentes Osmani për datën e zgjedhjeve për të filluar përgatitjet. Mirëpo këtë vit, votimi do të bëhet me disa ndryshime, raporton Ekonomia Online.

Së pari, votuesit do të kenë të drejtë të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur janë zgjedhur deri në 5 kandidatë.

Së dyti, në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike dhe jo ajo e kandidatëve.

Kjo, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do t’ia mundësojë Komisionit që brenda një kohe të shkurtër t’i publikojë rezultatet preliminare.

Ai, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ndryshimet e lartcekura do t’i dallojnë zgjedhjet e radhës nga ato të kaluara. /Njeshi//

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...