-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

KQZ nuk e ka përditësuar rezultatin nga e mërkura në mbrëmje, kanë mbetur edhe 7 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar deri tani 99.72% të votave, duke numëruar votat nga 2 mijë e 526 vendvotime, nga gjithsej 2 mijë e 533.

Përditësimi më i fundit i procesit të numërimit të votave është bërë të mërkurën në ora 22:12.

Nga të dhënat e shpallura në faqen zyrtare të KQZ-së, rezulton se janë ende pa u numëruar votat në tri vendvotime në Gjilan, një në Deçan, dy në Klinë dhe një në Prizren.

Për sa i përket rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (VV) është partia që udhëheq me 40.84% të votave, që përkthehen në 341 mijë e 672 vota.

Pas VV, renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.05% të votave, ose 184 mijë e 499 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 17.67% të votave, që përkthehen në 147 mijë e 827 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e katërta me 7.45% të votave, ose 62 mijë e 309 vota.

Numërimi i votave vijon dhe priten rezultate të tjera në ditët në vijim./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...