2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

KQZ përditëson rezultatet nga numërimi i 77.54 përqind e votave me postë, kjo është renditja e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 145 nga 187 kuti me vota të dërguara me postë nga jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit, aktualisht janë në proces të numërimit fletëvotimet nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

KQZ thekson se procesi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe në prani të vëzhguesve të akredituar.

Deri më tani, rezultatet e votave të numëruara janë si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 24,507 vota (52.15%)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13,742 vota (29.24%)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 4,560 vota (9.70%)
AAK – NISMA – Konservatorët – Intelektualët – 1,438 vota (3.06%)

Procesi i numërimit pritet të përfundojë të martën, ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen pas verifikimit të plotë nga KQZ./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...