11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

KQZ pezulloi PSD-në, Molliqaj: Vendimin e shohim si dashakeqësi ndaj partisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pezulluar PSD me arsyetimin se PSD-ja e ka pasur për obligim që ta mbajë kuvendin zgjedhor deri më 15 dhjetor, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se kjo parti ka thirrë kuvendin e saj dhe e ka njoftuar KQZ-në.

Sipas tij, procedimi me pezullim është dashakeqësi ndaj PSD-së.

“PSD tashmë e ka thirrë Kuvendin e saj, konform të gjitha procedurave, me datën 28 janar dhe për këtë gjë e kemi njoftuar KQZ-në. Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së. Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...