3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

KQZ: Rreth 40 mijë emra të personave të vdekur u larguan nga lista votuese

Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të vdekur janë larguar nga Lista Votuese.

Kështu ka thënë për EO , zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai shpjegoi se sipas ligjit, KQZ-ja mban Listën e votuesve dhe siguron që e njëjta bazohet në të dhënat e sakta, të përditësuara dhe më të fundit të Regjistrit Qendror Civil dhe e cila në mënyrë sistematike largon personat e vdekur dhe personat që kanë hequr dorë nga shtetësia.

“Nëse flasim vetëm për numrin e personave të vdekur që janë larguar nga Lista Votuese pas Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021, atëherë ky numër është: 39 mijë e 665 votues. Këtë të dhëna janë pjesë e raportit të Listës Preliminare të Votuesve i prezantuar në KQZ. Certifikimi i Listës së Votuesve është planifikuar të bëhet në fillim të vitit 2025 dhe atëherë do të kemi të saktë numrin e votuesve të larguar si të vdekur nga lista votuese që pas Zgjedhjeve Lokale 2021. Gjithashtu, me certifikimin e listës së votuesve do të kemi edhe numrin e saktë të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi.

Sipas Elezit, me qëllim edhe të pastrimit të listës votuese është duke u zhvilluar periudha për kundërshtimin e Listës Preliminare të Votuesve.

“Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të datës 9 shkurt 2025, është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve. Kjo periudhë ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2024. Pra, deri në këtë kohë, votuesi mund të kundërshtojnë Listën Preliminare të Votuesve edhe për ndonjë emër të ndonjë votuesi për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur”, u shpreh Elezi.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...