21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

KQZ: Sot në orën 18:00 përfundon afati për akreditim të vëzhguesve, nuk do të ketë shtyrje

Në orën 18:00 mbyllet sot afati për akreditimin e vëzhguesve, për procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se nuk do të ketë shtyrje të afatit pasi konsiderojnë që 15 ditë kanë qenë të mjaftueshme.

“Sot, më 15 prill, deri në orën 18:00, është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve për procesin e votimit më 21 prill. Nuk do të ketë shtyrje të këtij afati pasi konsiderojmë se afati 15 ditor ka qenë i mjaftueshëm për aplikim. Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ mund tavëzhgojnë këtë proces votimi”, tha Elezi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...