Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, në orën 7 të mëngjesit, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi ka dhënë informacionet e para për procesin e votimit.
“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai. /Njeshi/