5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

KQZ: Tri subjekte kanë aplikuar për zgjedhjet në Veri

Lista Serbe është bërë partia e tretë pas PDK-së dhe VV-së, e cila ka aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit, në katër komunat veriore.

Ky aplikim ka ardhur pak orë para se të mbyllet afati për certifikim, për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Koha.net se përveç PDK-së dhe VV-së, aplikimin për pjesëmarrje në këto zgjedhje e kanë pranuar edhe nga Lista Serbe.

“Së fundmi kemi pranuar edhe aplikimin e subjektit të tretë politik për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komunat. Lista Serbe ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto komuna. Afati për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje mbyllet sonte (18 prill) në orën 24:00”, ka thënë ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 8 prill ka marrë vendimin për mbajtjen e zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, dhanë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Të katër komunat në veri të vendit janë udhëhequr nga Lista Serbe. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...