13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Krasniqi: 97 për qind e përfituesve të ndërtimit të shtëpive në veri janë shqiptarë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veri ku janë vendosur edhe tri gurthemele për ndërtimin e tri shtëpive atje.

Krasniqi në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova tha se ministria që ai drejton do t’i ndërtojë 104 shtëpi derisa 50 të tjera nga “Jetimat e Ballkanit”.

Ai theksoi se përfitues të këtyre shtëpive janë 97 për qind shqiptarë, por edhe nga komuniteteve tjera.

“Janë shqiptarë të cilët për 24 vjet nuk kishin pasur mundësi të kthehen, apo edhe nuk kishin siguri të kthehen”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Ministri shtoi se në fillim kishte skepticizëm me fillimin e projektit para dy viteve sepse pakkush ka besuar se do të ketë siguri për kthimin e qytetarëve.

“Kthimi tek prona jote është e garantuar me Kushtetutë dhe këtë po e zbatojmë”, tha i pari i MAPL-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...