9.5 C
Pec
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Krasniqi: Besojmë thellësisht se nuk ka arsye të mos hapet ura e Ibrit

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media ka thënë se nuk ka asnjë arsye që ura e Ibrit të vazhdojë të jetë e mbyllur.

Ai theksoi se situata në veri është e qetë dhe se hapja e urës nuk do të kishte ndonjë ndikim, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka asnjë arsye që ura të vazhdojë të jetë e mbyllur, qytetarët kalojnë nga veriu në jug dhe anasjelltas. Situata është e qetë  dhe hapja nuk do të kishte ndonjë ndikim. Ne kemi ndërmarrë disa veprime për hapje… Nuk ka asnjë arsye që të jetë e mbyllur”, ka pohuar ai.

Ndryshe, hapjen e urës së Ibrit e kishin kundërshtuar ndërkombëtarët, ku kishin kërkuar që hapja të bëhet në koordinim me ta. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...