9.8 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Krasniqi, bisedë telefonike me Sarrazin: Ia ripërsërita që propozimi i BE-së është i pamjaftueshëm për Kosovën

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në një bisedë telefonike me me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka diskutuar për propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi ka bërë të ditur se ia ka bërë të qartë atij qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që ka kjo parti për këtë propozim.

“Unë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.

Statusi i plotë:

Sot zhvillova një telefonatë me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam gjerësisht për propozimin evropian, të pranuar tashmë nga Kryeministri Kurti.

Sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazin i ripërsërita qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që ne kemi në raport me këtë propozim, që është i pamjaftueshëm për Kosovën.

Unë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Fatkeqësisht, si pasojë e kokëfortësisë së tij dhe mos koordinimit me aleatët tanë, Kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut – duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore./Njeshi.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...