24 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Krasniqi e takon Blairin: Nënvizuam edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Krasniqi ka publikuar fotografi të takimit, në të cilin ishin edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Krasniqi tha se Blair kishte rol historik për Kosovën.

“Takimet me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese. Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli”, shkroi Krasniqi.

“Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë”, shtoi ai.

Krasniqi tha se Blairit ia ka shprehur “mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë”.

“Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër!”, shkroi Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...