5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Krasniqi e uron Gucatin për zgjedhjen në krye të OVL-së së UÇK

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar Hysni Gucatin për zgjedhjen si kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kuvendin e pestë zgjedhor.

Krasniqi tha se me përvojën, vendosmërinë dhe përkushtimin e tij, të drejtat e veteranëve do të mbrohen fuqishëm.

“Me përvojën, vendosmërinë dhe përkushtimin e tij të dëshmuar, jam i bindur se të drejtat e veteranëve do të mbrohen fuqishëm dhe dinjitetshëm. PDK do të jetë gjithmonë në krah të atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Hysni Gucati është zgjedhur sot në krye të OVL-së së UÇK-së, ku në kuvendin zgjedhor kundërkandidat e pati Nasim Haradinajn. Gucati mori 112 vota, kurse Haradinaj 95 sosh. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...