14.7 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Krasniqi: Edi Shukriu, një ndër shembujt e parë dhe shembull model i gruas kosovare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka shprehur publikisht ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të akademikes, Edi Shukriu, e cila u nda sot nga jeta.

Ai shprehet se Shukriu, me angazhimin e saj, la gjurmë në vendin tonë, duke veçuar edhe disa kontribute të tjera në nivelin shkencor.

”I hidhur lajmi për vdekjen e Akademikes Edi Shukriu, e cila me angazhimin e saj publik la gjurmë në vendin tonë. Profesoresha Shukriu veçohej edhe për kontributin e saj shkencor tejet të vlefshëm në fushën e arkeologjisë dhe antropologjisë.

Një ndër shembujt e parë dhe shembull model i gruas kosovare, të pavarur dhe të arsimuar. E tillë do mbetet në kujtesën tonë kolektive Edi Shukriu.

Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj!”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...