15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Krasniqi: Ende s nuk kemi propozim për betimin e kryetarëve në veri, por besoj se të hënën publikohen datat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se javën e ardhshme do të bëhen publike datat se kur do të japin betimit edhe tre kryetarët e komunave veriore. Ai, në një prononcim   tha se propozimet i bëjnë kryetarët ndërsa ministria i aprovon.

“Besoj se të hënën bëhen publike por ende s’kemi pranuar ndonjë ftesë apo propozim. Deri më tani, ende s’ka ndonjë datë”, është shprehur Krasniqi

Por, sipas Krasniqit, betimi i tre kryetarëve në veri që ende s’e kanë dhënë betimin do të bëhet “brenda afateve kohore”.

Kujtojmë se dje, kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, dha betimin e tij, ndërsa këtë s’e kanë bërë kryetari i Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...