4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Krasniqi falënderon Ramën për paraqitjen në OKB: Qëndrim dinjitoz në mbrojtje të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për qëndrimin e tij në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, të cilin e mbajti sot në OKB.

Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Kryetari i PDK-së në Facebook.

“Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, ka përfunduar Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...