9.5 C
Pec
E enjte, 29 Shkurt, 2024

Krasniqi i PDK-së refuzon takimin me Osmanin për të diskutuar për draft Asociacionin

Një ditë më parë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar për takim subjektet opozitare me qëllim të diskutimit për zhvillimet e fundit në vend dhe për draft Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për dallim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i cili zhvilloi një takim të hënën me Osmanin, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nuk do të shkoj në takim me të parën e shtetit.

Bëhet e ditur nga burime, brenda PDK-së.

“Krasniqi nuk do të shkoj tek Osmani për takim”, kanë thënë burimet.

Ndërkaq, gjatë takimit që u zhvillua të hënën me kreun e LDK-së, presidentja Osmani e ka njoftuar Abdixhikun për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme.

Gjatë takimit që u zhvillua të hënën me kreun e LDK-së, presidentja Osmani e ka njoftuar Abdixhikun për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani falënderoi të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë.

“Më tej, presidentja Osmani me Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit. Abdixhiku e ka njoftuar presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Telegrafi po ashtu është munduar të marrë një përgjigje edhe nga Aleanca për Arshmërinë e Kosovës (AAK), mirëpo deri më tash nuk ka ndonjë përgjigje nëse do të marrin pjesë në takim apo të njëjtën do ta refuzojnë.

Ndryshe, emisarët euro-amerikanë më 21 tetor, i kanë dorëzuar Qeverisë se Kosovës një draft-statut të Asociacionit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...