18.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Krasniqi i përmend dy datat e zgjedhjeve, nuk tregon nëse bëjnë koalicion me VV-në

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje. Ai i përmendi dy datat të cilat sipas tij janë më të përshtatshme për zgjedhje.

Ai tha se 30 qershori dhe 7 korriku, janë datat që Kosova do mund të shkojë në zgjedhje nëse parparakisht merren vesh partitë politike.

“Nuk kam dakordim me Kurtin, kam propozime të PDK-së, që janë lind me planfikimin dhe programin të përbashkët… Mendoj 30 qershori është më i mirë se 7 korriku. Nuk më takon ta citoj Albin Kurtin. Dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura, nëse veprojmë shpejtë, 30 qershori dhe 7 korriku janë data të përshtatshme, nëse nuk ndodh këtë periudhë… duhet me leju Kurtin ta përfundoj mandatin”, tha ai.

I pyetur nëse do bëjë koalicion me VV-në, Krasniqi refuzoi të përgjigjej, derisa shtoi se Bedri Hamza do jetë kryeministër./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...