Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë sot e ka vizituar kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Në një postim në Facebook, Krasniqi i ka shpërndarë edhe disa fotografi të takimit.
“Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka thënë Krasniqi.
Hetemi është duke qëndruar në objektin e komunës mbi tre muaj e gjysmë, që prej që arritjes së kulmit të protestave më 29 maj./Njeshi/