22.4 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Krasniqi: Komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e pandashme në vuajtjet e përbashkëta me shqiptarët

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka zhvilluar takim me drejtorin ekzekutiv të Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës,  Atdhe Hetemi.

Krasniqi në Facebook tha se Hetemi do të ketë mbështetjen e tij dhe ministrisë që ai udhëheqë.

Më tej, ministri tha se në takim u diskutua për nevojën për koordinim të institutit me komunat dhe përfshirjen në ekipin hulumtues të pjesëtarëve ng komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom.

“Me Atdheun, diskutuam për rëndësin e këtij instituti, nevojën për koordinim me komunat si dhe domosdoshmërinë që të përfshiren në ekipin hulumtues pjestarë nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom si dhe të dokumentohen krimet e kryera ndaj këtyre komuniteteve të cilët në luftën e fundit kanë dhënë dëshmorë, martirë dhe të zhdukur. Në Prekaz, Shqiponjë, Krushë e kudo tjetër pjestarët e komunitetit egjiptian kanë qenë pjesë e pandashme në vuajtjet e përbashkëta me shqiptarët”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...