21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Krasniqi kujton Luan Haradinajn: Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar Luan Haradinaj në 27 vjetorin e rënies.

Në një postim të bërë në Facebook, Krasniqi ka shkruar që edhe pse rrugëtimi i fundit i tij drejt Kosovës mbeti në gjysmë, ideali për Kosovën shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve.

“Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar. Kështu do të kujtohet përherë heroi Luan Haradinaj”, ka shkruar mes tjerash Memli Krasniqi.

Postimi:

27 vjet më parë ra heroikisht në altarin e lirisë, Luan Haradinaj. Ndonëse rrugëtimi i tij i fundit drejt Kosovës mbeti në gjysmë, ideali për Kosovën e lirë, për të cilin Luani u flijua, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve dhe u finalizua me çlirimin e vendit.

Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar. Kështu do të kujtohet përherë heroi Luan Haradinaj.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...