9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Krasniqi: Kurti ka rritjen ekonomike më të vogël në Evropë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se po e mbyllim vitin 2023 me rritje më të vogël ekonomike krahasuar me periudhën e qeverisjes së PDK-së.

“Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit nuk e prekë as 3.5 përqindëshin, është më e vogël sesa në vitet kur ne kemi qeverisur, përkundër faktit që ne në atë kohë e kemi marrë mandatin në kohën e krizës më të madhe financiare që ka prekur secilin shtet në botë, sidomos pas vitit 2009, sidomos në rajonin tonë ku secili shtet ka qenë në recension, vetëm Shqipëria në stagnacion dhe vetëm Kosova ka pasur rritje pozitive ekonomike” tha Krasniqi.

Krasniqi tha se Kosova këtë vit ka rritjen ekonomike më të vogël në Evropë.

“Sot Kurti e ka rritjen ekonomike prej 3.5%, ndër më të voglat në Evropë, ndërsa rritja e GDP-së është proces natyral, sepse përndryshe padyshim do të kishte zvogëlim të ekonomisë. Ne kemi sot një bruto produkt vendor që vitin e ardhshëm do ta prekë 1 miliardin, që është i mirëseardhur, por që është larg nga bruto prodhimi i cili do t’i adresonte kërkesat e qytetarëve tanë”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se Kurti po jeton në një realitet alternativ, sepse rezultatet e qeverisjes së tij nuk janë në përputhje me gjërat që i thotë.

“Për realitetin alternativ në të cilin jeton Kurti unë kam folur edhe herëve tjera, unë nuk mund të ia heq atij qëndrimet deluzionale për gjëra të ndryshme, sepse vërtetë është qesharake të thuhet që të tjerët liderë nuk mund t’i shohin as në ëndrra të arriturat e tij, sepse arritjet e tij janë këto, rezultatet më të dobëta në historinë e Kosovës në testin PISA, degradimi i shëndetësisë, migrimi më i madh që e kemi pasur pas viteve të 90-ta, e diplomaci të vdekur klinikisht, e pa asnjë njohje” tha Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...