6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Krasniqi: LVV po e mban peng shtetin – Kurti të tregojë çfarë është më e rëndësishme, Albulena Haxhiu apo një milion votues

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të 12-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng shtetin.

“Po e shihni që po vazhdon abuzimi i të drejtës kushtetuese që i takon partisë së parë për të propozuar një kandidat dhe në mungesë të shumicës parlamentare për ta zgjedhur atë kandidat, LVV e ka marrë shtetin peng dhe po e mbanë konstituimin e institucioneve peng”,ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se është degradim që asnjë se kemi paramenduar se do të ndodhë ndonjëherë.

“Ky është dhunim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës, pasnesër bëhen tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve që kanë prodhuar këtë përbërje të Kuvendit që ka për obligim të konstituoj Kuvendin.
Tendenca imponuese e LVV-së, mospajtimi i tyre që nuk kanë dhe nuk do të kenë shumicë parlamentare po e mban peng këtë proces dhe ka lënë Kosovën pa institucione”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se si PDK e kemi qëndrimin e njëjtë, dhe se Kuvendi duhet të konstituohet dhe qeverisa e re të votohet dhe secili duhet ta luaj rolin e vet.

“Zgjidhja është tashmë evidente duhet me u ndrru kandidatja që ka dështuar dhe do të dështoi sa herë që të vie në Kuvend. Ftoi Kurtin të na tregoi a e ka më të rëndësishme Albulena Haxhiun apo 1 milionë qytetarë që kanë votuar”, ka deklaruar Krasniqi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...