27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Krasniqi me ambasadorin francez bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se të enjten ka pritur për takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në selinë e PDK-së, të dy kanë folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në selinë e PDK-së, sot prita ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook

“Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë. PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...