0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Krasniqi, Mjeku e Prebreza vizitojnë KRU ‘Hidrodrini’-n, priten nga Kryeshefi Cena

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Republikës së Kosovës Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku dhe Drejtori i Njësisë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike Valon Prebreza sot kanë qëndruar për vizitë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë.
Krerët qeveritarë janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë Dri Cena, me çrast është diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ecurinë e projekteve investive dhe zbatimin e planit të përgjithshëm të paraparë për 6 mujorin e dytë të këtij viti.
‘Palët janë dakorduar për dinamika të përbashkëta koordinuese në interes të shërbimeve sa më profesionale ndaj konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.’-thuhet mes tjerash në komunikatën për Media.
Komunikata e plotë:
KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Ministri Krasniqi, zv/Ministri Mjeku dhe Drejtori Monitorues i NP-ve Prebreza vizituan KRU ‘Hidrodrini’ / u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv Cena
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku dhe Drejtori i Njësisë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike Valon Prebreza sot kanë qëndruar për vizitë në KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.
Në takim me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë ing. Dri Cena, është diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ecurinë e projekteve investive dhe zbatimin e planit të përgjithshëm të paraparë për 6 mujorin e dytë të këtij viti.
Poashtu, palët janë dakorduar për dinamika të përbashkëta koordinuese në interes të shërbimeve sa më profesionale ndaj konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.’-thuhet në komunikatën për shtyp nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...