15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Krasniqi në Ditën e Gruas: Krenar që PDK ka marrë vendimin për barazi të plotë gjinore, 50/50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka takuar deputetet, anëtaret e Kryesisë, Kryesueset e Kuvendeve Komunale dhe Nënkryetaret e Komunave nga radhët e PDK-së.

Krasniqi i ka falënderuar ato për angazhimin dhe shembullin e përditshëm që japin në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. “Megjithëse kjo është një ditë kushtuar festimit të arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave – është edhe një përkujtim se misioni për barazi gjinore nuk ka mbaruar dhe kërkon ende shumë punë për t’u bërë. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, gratë në Kosovë ballafaqohen akoma me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, për të cilat është tejet e rëndësishme që të vazhdojmë t’i mbështesim”, shkruan ai.

Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar që PDK për herë të parë në Kosovë dhe rajon, ka marrë vendimin për barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti.

“Pikërisht për këto arsye, jam tejet i lumtur dhe krenar që si Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë në Kosovë dhe rajon, kemi marrë vendimin për të zbatuar barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti. Inkurajimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në udhëheqje është thelbësor për fuqizimin e rolit të gruas dhe barazisë gjinore. Kur gratë kanë përfaqësim të barabartë në udhëheqje, zëri i tyre dëgjohet më shumë dhe nevojat e tyre adresohen. Përmes këtij vizioni, ne do të  përkushtohemi që të krijojmë politika dhe veprime më të mira që promovojnë dhe avancojnë të drejtat e grave”, shkruan kreu i PDK-së.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...