0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Krasniqi në Dragash: Shabani do të vazhdojë të jetë kryetar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se askush më mirë se PDK-ja nuk i di prioritetet e Komunës së Dragashit dhe nuk i njeh nevojat e qytetarëve të saj.

Andaj, sipas tij, siç ka qeverisur deri më tani, mirë dhe ndershëm, Shaban Shabani do të vazhdojë të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake e etnike.

“Mirëpritje e përzemërt nga qytetarët e Dragashit dhe mobilizim i jashtëzakonshëm në mesin e aktivistëve dhe përkrahësve të Partisë Demokratike të Kosovës për ta mbështetur kryetarin Shaban Shabani në fitoren e mandatit të ri në këtë komunë, më 14 nëntor”.

“Askush më mirë se PDK-ja nuk i di prioritetet e Komunës së Dragashit dhe nuk i njeh nevojat e qytetarëve të saj. Siç ka qeverisur deri më tani, mirë dhe ndershëm, Shaban Shabani do të vazhdojë të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake e etnike. Vizioni i tij për ta zhvilluar edhe më tej Dragashin, si dhe për ta shndërruar atë në zonë turistike, do të jetësohet në mandatin e ardhshëm falë përkrahjes së bashkëqytetarëve të tij”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, pas vizitës që ka bërë në këtë komunë.

Kësaj radhe, ka shtuar ai, “Shaban Shabani ka planifikuar që qeverisjen zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse, ta bëjë edhe transformuese, në mënyrë që të vazhdojë misionin e tij për të sigurimin e perspektivës së qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Dragashit”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...