6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Krasniqi: Në tri komuna ka nisur kalimi i afatit për peticione, nga 22 dhjetori, Zveçani-pesë ditë mbrapa

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në konferencë për media ka folur për procesin e shkarkimit të katër kryetarëve të komunave në Veri të vendit përmes peticioneve të iniciuara nga qytetarët. Kransiqi ka thënë se për tri komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok, më 22 dhjetor ka nisur rrjedhja e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve.

Derisa ka sqaruar se procesi në Komuna e Zveçanit dallon nga këto tri komuna, meqë kryetarja e Kuvendit Komunal të Zveçanit nuk e ka procesuar kërkesën e qytetarëve në KQZ dhe kësisoj grupi i qytetarëve i janë drejtuar vetë MAPL-së dhe KQZ-së bazuar në Udhëzimin Administrativ.

“Tashmë kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit që po mbledhin nënshkrime. Nga informacionet që kemi nga kryesuesit e kuvendeve, të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut , me datën 22 dhjetor janë takuar me qytetarë që kanë iniciuar këtë Proces dhe janë autorizuar si palët dhe nga data 22 fillon rrjedhja e afatit. Ndërsa për komunën e Zveçanit kemi një situatë tjetër, pasi kryesuesja e Kuvendit s’e ka proceduar tek KQZ kërkesën e qytetarëve. Por siç është paraparë me udhëzim administrative, qytetarët i janë drejtuar MAPL-së dhe KQZ-së dhe kanë pranuar numrin e trupës votuesve në Zveçan dhe 20 % e duhur për të mbledhur nënshkrimet dhe për të procesuar me pjesën tjetër të udhëzimit administrativ”, ka thënë ministri Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se për Komunën e Zveçanit, afati për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Komunës ka nisur të rrjedh nga 27 dhjetori.

“Data 27 dhjetor është kur kanë marrë informacione. Nga ai moment fillojnë të rrjedhin 30 ditë e kohës së paraparë për mbledhje të nënshkrimeve”, ka thënë Krasniqi.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...