12 Komunat përfituese janë Gllogoci, Istogu, Lipjani, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Parteshi, Prizreni, Suhareka, Dragashi, Juniku, Kaçaniku, Klina.

Ndërsa vlera totale e këtij granti është rreth 8 milion euro, ku bazuar në këtë grant do të financohen projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe dixhitalizimin e shërbimeve komunale.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i ka kushtuar rëndësi të veçantë rritjes së transparencës dhe fuqizimit të këtij granti. Lidhur me këtë tashmë ky Granti i Performancës Komunale bazohet në ligjin përkatës të votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Njeshi/