Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se nëse vazhdon bllokada në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, atëherë zgjidhja më e mirë është të shkohet në zgjedhje të reja.
“Nëse vazhdon kjo bllokadë, është më mirë të shkohet në zgjedhje dhe unë tashmë kam propozuar një datë. Nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron të dalë nga bllokada, atëherë të shkojmë në zgjedhje. Nëse vërtet duan ta lënë shtetin peng për shkak të zonjës Haxhiu, më mirë të merremi vesh dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se PDK është e gatshme që nga sot të nisë negociatat për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. /Njeshi/