35 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Krasniqi: Nuk ka vend në Kosovë për një institucion një etnik

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shprehur qëndrimin e tij kundër implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai e vlerëson këtë si një kërcënim për frymën multietnike të vendit.

Krasniqi theksoi se nuk ka vend në Kosovë për institucione njëetnike, pasi këto do të cenojnë karakterin multietnik të shoqërisë dhe të Kushtetutës së Kosovës.

“Unë besoj fuqishëm që në RKS nuk ka vend dhe nuk kontribuojnë në frymën e Kushtetutës dhe të Kosovës institucionet një etnike. Për atë nuk mund të besoj në funksionimin në emër të demokracisë dhe të drejtave të komuniteteve në momentin kur ato instrumentalizohen për të bllokuar proceset demokratike në vend”, ka thënë Krasniqi.

Ai argumentoi se një institucion i tillë do të shfrytëzohej për të bllokuar proceset demokratike dhe për të minuar të drejtat e komuniteteve të tjera.

“E unë pa fund kam shembuj se si të drejtat politike të komunitetit serb, të cilat janë aty për t’i shërbyer vetë serbëve të Kosovës, po edhe përfaqësuesve të tyre, shfrytëzohen për bllokimin e proceseve demokratike në vend. Ne kemi Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Një ligj shumë të rëndësishëm, i cili nuk po mund të ketë ndryshim – plotësim për shkak të përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk vijnë dhe nuk votojnë për ndryshim – plotësimin e këtij ligji”, ka thënë Krasniqi

Krahas kësaj, Krasniqi i ka quajtur të padrejta kritikat e ndërkombëtarëve karshi Qeverisë për veprimet në veri të vendit.

Krasniqi ka folur edhe për ndërtimin e shtëpive në veri të vendit, pothuajse të gjitha me pronarë shqiptarë, të djegura gjatë e pas luftës, gjersa ka treguar se thirrja e tretë do të ketë buxhet prej 4 milionë eurosh./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...