16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Krasniqi nuk pret ndryshim të situatës as pas takimit me Kurtin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk pret asnjë ndryshim të situatës as pas takimit që pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për gati një orë.

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë,Albin Kurti, që është lider i Lëvizjes Vetëvendosje, parti që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi që u takuan në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth bllokadës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Përmes letrave dërguar atyre, Kurti ka thënë se takimi ka për qëllim konsultativ për konstituimin e Kuvendit.

“Me qëllim konstituimin e Kuvendit të Republikës, duhet zgjedhur kryesia e Kuvendit, së pari kryetari pastaj edhe pesë nënkryetarët. Duke u bazuar në Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë fituese që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët”, thuhet mes tjerash në dy letrat e dërguara në drejtim të Abdixhikut dhe Krasniqit.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi dje ka konfirmuar gatishmërinë për takim. Ai ka theksuar se do të shkojë në takimin e thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për konsultime për konstitutim të Kuvendit.

“Duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese për takim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka thënë se e inkurajon Kurtin që të reflektojë mbi situatën e krijuar dhe të gjej një kandidat siç ka thënë ai, të përshtatshëm për kryetar të Kuvendit.

Kurse përfaqësues të LDK-së kanë refuzuar takimin. Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, ka theksuar se pozita e nënkryetarit që i takon LDK-së nuk është objekt diskutimi me asnjë parti politike. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...