32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Krasniqi pas takimit me Osmanin: Shpresoj të gjendet zgjidhja, e kemi gati lëndën për shkeljet e LVV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se shpreson të gjendet një rrugëdalje nga ngërçi politik, pasi përfundoi takimin me presidenten Vjosa Osmani.

Memli Krasniq tha se PDK-ja e ka “lëndën gati” për “shkeljet kushtetuese të cilat janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara” nga LVV-ja, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai nuk deshi të fliste nëse Osmani do t’i drejtohej Kushtetueses për një interepretim.

“Edhe në këtë takim e rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për ta luajtur rolin tonë për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike, sidomos tani që kemi edhe qartësi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i cili i ka bërë të qarta rolet e secilit, në radhë të parë koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, të cilin e ka detyruar, përveç tjerash, edhe për gjetjen e konsensusit apo kompromisit. Unë shpresoj që edhe këto konsulta të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes, por mbetet që takimet e tjera, të cilat i ka planifikuar presidentja të na qartësojnë a ka spo s’ka një ndryshim të kryeneçësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zotit Kurti që po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, tha Krasniqi.

Ai tha se “aktgjykimi e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e mënyrës së votimit në mes të procesit, sepse e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e rendit të ditës”.

“Të kthehemi te pika e rendit të ditës siç ka qenë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, të votohet sipas praktikave të deritashme, siç ka thënë Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të hapur dhe të sjellet një propozim i një kandidati, kandidateje i cili mund ta marrë shumicën e nevojshme për ta konstituuar Kuvendin”, tha Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...