0.4 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Krasniqi: PDK, shembulli më i mirë për mundësinë që u jep të rinjve që duan të jenë aktiv në politikë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutua për angazhimin e të rinjve në politikë dhe inkuadrimin e drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje.

Krasniqi në këtë diskutim ka theksuar se vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia.

Postimi i plotë:

Angazhimi i të rinjve në politikë dhe inkuadrimi i drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje – ishin temat të cilat i diskutuam sot në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë. Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar – për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës, por edhe për t’iu besuar pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore.

Vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...