Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaron se buxheti i miratuar sot për vitin 2025 është bërë pa marrë parasysh amendamentet e opozitës. Kësisoj sipas deputetes Krasniqi, “edhe në vitin 2025 Albin Kurti e Vetëvendosje synojnë t’a mbajnë popullin me lëmosha e jo me zhvillim e punësim”.
Por, deputetja Krasniqi shprehet se “ky buxhet është jetëshkurtër”, sepse sipas saj “pas 9 shkurtit, me rikthimin e Lidhjes Demkratike të Kosovës në qeverisje dhe Lumir Abdixhikun si Kryeministër, ky buxhet do të rishikohet”.
Sot u miratua buxheti për vitin 2025. Një buxhet pa vizion të qartë për Kosovën, një buxhet i stagnimit e regresit ekonomik.
Edhe në vitin 2025 Albin Kurti e Vetëvendosje synojnë t’a mbajnë popullin me lëmosha e jo me zhvillim e punësim. Për herë të parë, nuk janë marrë parasysh amendamentet e opozitës në buxhet. Një veprim tërësisht jodemokratik dhe diskriminues.
Ky buxhet është jetëshkurtë. Pas 9 shkurtit, me rikthimin e Lidhjes Demkratike të Kosovës në qeverisje dhe Lumir Abdixhikun si Kryeministër, ky buxhet do të rishikohet./Njeshi/