10.3 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Krasniqi për çështjen e votave në Vushtrri: Raporti i prokurorisë do t’i shpërfaq manipulimet

Rrezarta Krasniqi, kandidate Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, është deklaruar në lidhje me procesin e numërimit të votave në Vushtrri, gjë për të cilën Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte urdhëruar që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në këtë komunë, për partinë në fjalë.

Krasniqi, ka shkruar se ajo angazhimi i saj për të denoncuar siç ka thënë ajo  ‘’këtë fenomen të manipulimit’’, ka qenë i lidhur me luftimin e padrejtësive dhe për të mbrojtur votën e qytetarëve ‘‘ndaj LDK-së’’, dhe jo për lidhje personale.

Tutje, e njëjta ka deklaruar se po pret raportin e prokurorisë dhe se i njëjti do t’i ‘‘shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre’’.

Të dashur qytetarë,

Angazhimi im për të denoncuar këtë fenomen të manipulimit në Vushtrri nuk ka pasur asnjë lidhje me arsye personale, por ka qenë një veprim i domosdoshëm për të luftuar padrejtësitë, për ta mbrojtur votën tuaj ndaj LDK-së dhe për të kontribuar në ndriçimin e një fenomeni që dëmton sistemin zgjedhor dhe besimin e qytetarëve.

Fatkeqësisht, duke qenë pjesë e këtij procesi, kam pësuar edhe dëmtime personale, pasi ky angazhim ka sjellë pasiguri dhe presione të ndryshme. Reagimi im për parregullësi ka nisur me 16 shkurt kur ankesën për hapjen e kutive kam dërguar në PZAP, kjo nënkupton qartë se nuk ka të bëj asgjë personale por me fenomenin të cilin e kemi kuptuar që në ditën e dytë të procesit të numërimit dhe jo vetëm për mua si kandidate, por ka një numër të madh të kandidatëve që kanë mospërputhje në kuti të votimit karshi atyre që i kanë futur në sistem.

Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11 ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre.

Gjithsesi, presim raportin e prokurorisë dhe do të vazhdojmë me hapat e radhës. Vota është e shenjtë dhe do ta mbroj me çdo mjet juridik.

Ju falënderoj për mbështetjen gjatë këtyre ditëve dhe përkrahjen e vazhdueshme për vite me radhë. Shihemi në sfidat e radhës! /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...