Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se sot do të duhej që të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Pak para nisjes së seancës, Krasniqi është shprehur paksa i rezervar derisa shkurt tha se i takon partisë së parë që të arrijë të bëjë zgjidhjen e çështjes së konstituimit.
“Normalisht që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit është përgjegjësia e atij që i takon, pra u takon ti bëjnë numrat e nëse jo mbetet për opsionet e tjera që i parasheh Kushtetuta e Kosovës”./Njeshi/