2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Krasniqi pret në takim ambasadorin e ri britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës dhe popullit të saj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë së tij, ambasadorin e ri britanik, Jonathan Hargreaves.

Në një postim në Facebook, kreu i PDK-së thotë se i ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të partisë për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë.

“Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje ai e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

“Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë. U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”, shkroi Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...