32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Krasniqi pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, biseduan për zhvillimet aktuale në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se ka takuar sot shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomatin britanik Gerard McGurk.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi thotë se kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Krasniqi i ka uruar suksese në detyrën e tij të re, dipolamatit britanik, Gerard McGurk dhe shtoi se gjatë këtij takimi, ka shprehur vlerësimin për angazhimin e OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomatin britanik Gerard McGurk.

E mirëprita në fillimin e misionit të tij në Kosovë dhe biseduam për zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në vend. Vlerësova angazhimin e OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit.

Duke qenë i bindur se bashkë do të kemi bashkëpunim tejet të mirë – ambasadorit McGurk i urova suksese në detyrën e tij të re në vendin tonë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...