6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Krasniqi pret në zyre kryeparlamentarin e RMV-së: Shpreha shqetësimin për arrestimin e veteranëve të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim ka shprehur shqetësimin për arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoni të Veriut, e që sipas tij cenon raportet ndërshtetërore dhe siç njofton Krasniqi ka kërkuar që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë e veçantë të pres në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku folëm për zhvillimet aktuale në dy vendet tona dhe thellimin e bashkëpunimit mes nesh.
Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut – veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve.

PDK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon.

Kryetarit Gashi i urova punë të mbarë, që si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...