12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Krasniqi pritet të takohet nesër me Escobarin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pritet që nesër të takohet me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se Krasniqi, përveç me Escobarin do të takohet edhe me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njofton Klankosova.tv.

Escobar nesër do të jetë për vizitë në Kosovë, ku do të diskutojë për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks vendimin e BQK-së për dinarin serb.

Me Escobarin, përveç Krasniqit, nesër pritet të takohen edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, nga Presidenca kanë konfirmuar se do të ketë takim mes Osmanit dhe Escobarit me fillim nga ora 10:00, pas së cilit do të ketë edhe konferencë për media./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...