8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Krasniqi: Pushteti ka dështuar në Kuvend, shumë ligje që i ka miratuar janë në kundërshtim me Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar të mërkurën një video ku ka vënë një nga të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovën.

Aty thuhet se Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë kuorum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend.

E lidhur me këtë Krasniqi ka thënë se shumë prej ligjeve të miratuara nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...