20.3 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

Krasniqi: Se kam bërë marrëveshje me Kurtin, para tij takova edhe kolegët e opozitës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar se ka pasur ndonjë marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti në takimin e fundit të tyre, duke theksuar se takimi ishte thjesht për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ka propozuar datën 9 qershor për këtë proces, duke shprehur mbështetjen për Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër nga partia e tij.

Krasniqi vlerëson që bashkimi i opozitës është kryesor për të arritur këtë qëllim.

“Nuk është e vërtetë, e para e punës për t’u arritur një dakordim të kërkesës sonë… Unë nuk i hezitoj takimet më askënd, ne jemi oponentë politik por edhe në situata të kaluara ne me oponentë kemi bërë edhe marrëveshje. Sot apo para dy ditëve ne nuk kemi bërë asnjë lloj marrëveshje. Kurti e ka bërë ftesën për të biseduar për agjendën legjislative, unë e bëra të qartë që po shkojë për zgjedhje, për çfarë po flasim sot? Për agjendën e kemi përmend nga pak. Por çfarë do të diskutohet në vijim, është vetëm një teme e rëndësishme është mënyra dhe shpresoj unë arritja e pajtueshmërisë së gjerë politike për të shkuar në zgjedhje.

Nuk e kam takuar Kurtin të parin, i kam takuar kolegët e opozitës para tij, secilin prej tyre dhe u kam kërkuar që të bëhemi bashkë si iniciativë opozitare që të kërkojmë shkuarjen drejt zgjedhjeve të parakohshme. Unë e konsideroj njeriun më të duhur Bedri Hamzën si kandidatë për kryeministër. E kam propozu datën 9 qershor për zgjedhje të parakohshme”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...