2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Krasniqi: Shqiptarët janë fitimtarë, sepse janë në të drejtën e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë se shqiptarët janë fitimtarë pasi “janë të drejtën e tyre dhe fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi”.

“Gjashtë shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri. Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve. Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai tha se është obligim dhe detyrë të kultivohet shpresa si dhe të ketë orientim të pandryshuar, për të ardhmen dhe gjeneratat e reja.

“Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara. Urime 28 Nëntori”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...